SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Nga Nevila Sokoli Xhindi/ Na duhen ideologë të djathtë dhe ta vendosin partinë në shtratin e duhur ideologjik.

Në mbledhjen e kryesise te zhvilluar dje, foli edhe antarja e kryesise Nevila Sokoli Xhindi. E gjithe tema e debatit u perqendrua rreth situates qe pon kalon PD pas zgjedhjeve te 25 qershorit.
Ja fjala e plote e saj ne kete mbledhje:
Të nderuar kolegë, kjo mbledhje si kurrë më parë ka debat, ka analizë e kërkesë llogarie. Më në fund po i themi me zë brenda forumit tonë ca të vërteta për të cilat kemi qenë objekt e subjekt i abuzimit mediatik, por edhe i fyerjeve e debateve të nxehta në tavoline kafeje.
Nëse do e vlerësoja sinqeritetin e debatit këtu brenda një shkalle mjaftueshëm- mirë-shumë mirë, do e vlerësoja mjaftueshëm, sepse ndiej ende tension të lartë. Megjithatë eshtë më mirë të fillojë kështu. Së pari Dua të ndalem tek besimi dhe fryma e PDs. Mendoj që ka ardhë dita që të rishikojmë/ndertojmë platformën tonë ideologjike politike. PD duket në hallakatje tezash politike e për pasojë diskursi jonë politik nuk jep frymë e besim.
Duhet të ngrejmë një grup qe të punojë intensivisht për linjën ideoligjike të PDs së 2017s. Kjo do vendoste shinat për alternativa politike sektoriale dhe do ndihmonte grupin parlamentar për betejen politike në parlament. Pra mendoj na duhen ideologë të djathtë dhe ta vendosin partinë në shtratin e duhur ideologjik. Na duhet platformë alternative që të japë frymë, shpresë dhe ta “përkthejmë” për njerëzit e thjeshtë. Së dyti: më duket vet-izolues debati “të rinj- të vjetër” ..kam kaq e aq vite në PD.
Me zhvillimin e njëanshëm të këtij koncepti, duket sikur ca kthehemi në pronarë dhe ca të tjerë në hyzmeqar për arsye se iu bashkuan partisë sot dhe jo dje.
Le ti lëmë emocionet dhe personazhet në shtëpi, partia ka nevojë për kontribute dhe përfshirje pa etiketim ” i ri /i vjeter”. Se treti, dua të theksoj se duhet më kujdes në përdorimin e termit “militant”. Mua më ngjan fyes dhe jo gjithpërfshirës. Sugjeroj që të përdorim pak më shumë fjalë, por që janë përfaqësuese si: simpatizantë, mbështetës, anëtar të PDs. Shpesh edhe një term të armiqeson e të keqkupton. Fundja kush do donte të quhej militant në 2017-n.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?