Nga Kreshnik Osmani: Soros dhe Gylen, dy alarme shqiptare për Administratën Trump

Analize
Koheve te fundit, menjehere pas ardhjes se Presidentit Trump ne krye te Shtepise se Bardhe ne Uashington, ne Shqiperi eshte diskutuar intensivisht per ate qe quhet rreziku Soros. Ashtu si administrata e re amerikane disa qarqe politike shqiptare (prane opozites) kane nisur keto tre muaj te artikulojne tezen e rrezikut Soros si nje prej rreziqeve me te medha te cilat i kanosen Sigurise Kombetare te Shqiperise. Nepermjet nje rrjeti te gjere investimesh dhe infiltrimesh ne politiken shqiptare dhe ne organizatat e shoqerise civile ai kontrollon sot pjesen kryesore te vendimmarrjes politike ne Shqiperi. Kjo eshte nje teme tek e cila nuk preferoj te ndalem gjate pasi eshte e njohur prej te gjitheve, por lidhja qe dua te bej ne kete nderthuret me nje tjeter rrezik. Ai eshte rreziku gylenist per te cilin nuk flet askush, madje as ata qe e diskutojne kete çeshtje fshehurazi dhe me pasion kafeneve dhe çajtoreve te Stambollit. Ky eshte nje sinjal tjeter i rrezikshem qe tregon shumeçka. George Soros eshte njeri prej njerezve me ndikim shume te madh ne Amerike dhe jo vetem, megjithekete ai nuk eshte me tabu. Edhe pse ka nisur aktivitetin e tij ne Shqiperi shume me heret se Gyleni, ai eshte sot objekt sulmesh e akuzash nga shume politikane ne Shqiperi te cilet kane synuar te ngjiten ne barken e Donald Trump ndersa e njejta gje nuk ndodh me “Misionarin e Paqes” Gylen. Askush nuk guxon ta permende ate dhe rrjeti i tij ne Shqiperi ka vepruar me te gjithe arsenalin e tij duke injoruar kedo qe ka provuar te shkruaje a te flase per kete ceshtje ose duke pergatitur ushtrine e kundrapropagandes duke i etiketuar shqetesimet si teori konspiracioni. Rrjeti gezon nje mbeshtetje gati konsensuale here te deklaruar dhe here te heshtur prej pjeses me te rendesishme te qarqeve politike dhe gazetareske ne Shqiperi. Ketu lind natyrshem nje pyetje. Nga buron i gjithe ky pushtet dhe i gjithe ky imunitet politik, qe i ben ata zytarisht te “paprekshem”?! Realisht nuk kemi te bejme me struktura paralele, por me nje lemsh te madh strukturash qe takohen e ndahen ne menyre misterioze me njera tjetren, sa te hapesh e te mbyllesh syte. Dua te nenvizoj se “Pushtuesi” Erdogan nuk e ka nje gazete a nje media ne Shqiperi per te botuar a per te nxjerre dike ta mbroje. Te gjithe dashnorët e lirise e dine mire kete, por ata nuk e duan fare ate. Nuk e duan as si pushtues e as si mik, as si donator, as si investitor strategjik tek çeshtjet me te rendesishme te shqiptareve ne rajon sepse lideri i suksesshem me fame te madhe ne Orient, bie ne kundershtim flagrant me filozofine e tyre te urrejtjes dhe te merise. Prezenca e Erdoganit ketu bie ne kundershtim me planet e shume qarqeve te dukshme dhe te padukshme rajonale dhe jo vetem dhe ata perpiqen te gjejne tek Sekti opoziten e tij ne rajon, per t’ia ndersyer ne Turqi ne nje moment te dyte, duke qene se Shqiperia eshte sot strategjikisht qendra e tyre operacionale nga ku hartojne strategjite e tyre per te ardhmen. Levizja Gylen nisi ta shikoje Shqiperine si parajsen e saj, menjehere pas sulmeve terroriste te 11 Shtatorit ne New York. Gyleni ishte vendosur tashme tek keshtjella e tij ne Pensilvani dhe ne mendjen e tij gatuhej plani se si do te pushtonte boten, per te perhapur ate qe e quan “Islam Paqesor” duke zevendesuar terroristet qe flasin arabisht apo qe kane lidhje shpirterore me gjuhen e kur’anit. Amerikanet e strehuan hoxhen dhe nisen te mbajne nen kontroll te imet (ashtu sic dine ata te kontrollojne) orekset e plakut pa familje, pa grua, pa femije. Ai nuk kishte krijuar nje familje sepse pretendonte se jeten ia kishte dedikuar Muhamedit. Duke pare sensibilitetin e larte pro amerikan te popullit shqiptar ai do te mund t’i kompleksonte politikuajt shqiptare me emrin Amerike, Pensilvani, New York etj. Publikimet ne New York Times, takimi me Papen Gjon Pali (ish liderin karizmatik te katolikeve boterore) dhe disa kontakte me familjen e Klintoneve, po i jepnin nje tjeter dimension etjes se tij per pushtet. Per te permbushur keto nevoja, ai duhej me pare te ngulte nje thike ne shpinen e liderit sharmant, Rexhep Taip Erdogan (ish mikut dhe aleatit te tij) i cili kishte fituar nje popullaritet te jashtzakonshem ne zemrat e turqve dhe te mbare botes islame. Plaku i Pensilvanise nuk duronte qe dikush te terhiqte vemendjen prej popullaritetit dhe fames se tij dhe Erdoganin ne kete fushe sigurisht nuk ka fuqi njeri ta konkuroje. Per kete ai nisi nje fushate pergjimesh e cimkash, hartim dosjesh me prokurore dhe agjente te tij besnike te infilturuar ne sherbimet sekrete turke. Erdogan duhej rrezuar me cdo kusht. Kjo ishte e vetmja menyre per te realizuar epshet e tij te plakura. Ne fillimet e tyre ne Shqiperi, rreth viteve 2001-2003 nisen revanshin e tyre. Klima ishte gati. Ne Komunitetin Musliman kishte ndodhur nje vrasje ne mes te dites. Ishte ekzekutuar sekretari i pergjithshem Salih Tivari (Zoti e meshirofte) dhe korbat analiste te asaj kohe kishin ngritur pistat se vrajsja (sot e kesaj dite ende e pazbuluar) ishte bere nga “terroristet islamike”. I gjithe ky “llum terroristesh” duhej zevendesuar me nje pacifist. Ketu po, qe termi “paralel” nis e futet ne loje. Paralelisht me Komunitetin Musliman ata kishin hapur kolegjet e tyre “famoze” ku synonin rekrutimin e pjeses elitare te shoqerise. Kerkonin te shtinin ne dore femijet e parelinjve, pushtetareve, biznesmeneve, deputeteve dhe ministrave dhe deri ne nje fare mase ia arriten suksesshem ketij qellimi. Ata kishin para dhe pervecse nje biznes me fitime marramendese kjo ishte nje menyre per te qene prane “ajkes” se Shqiperise. Femijet e atyre qe do t’u benin avokatine, ne ditet e veshtira, kur skema te zbulohej. Shqiptaret e pa shetitur me pare, sapo te dale nga diktatura, i pane keto kolegje si parajsa te arsimit, por nuk e kishin te qarte se cfare fshihej pas tyre. Gjithcka do ta marrim pa bere zhurme dhe nen rrogoz dhe pas pas u themi “kjo ishte loja”. Per femijet e fukarenjve muslimane duhej paralelisht te kapnin medresete. Aty mund edhe te permendej Zoti here pas here, sipas direktivave te plakut te Pensilvanise. Me vone edhe medresete duhej te kishin nje “gjobe”. Jo me femijet e pabuksave, por femijet e sojit te larte te muslimaneve. Ata po fitonin shume para dhe oreksi vjen duke ngrene thote doktori. Paralelisht, hapen nje shoqate bizensmenesh, ku tentojne te rekrutojne parelinjte e rinj shqiptare. Ata e dinin se keta kishin bere para shume por qe nje pjese e tyre ishin fare pak ose hic te shkolluar dhe mund te ishin nje gjah i majme lehtesisht i gllaberueshem prej sektit. Paralelisht, hapen nje pafundesi rrjetesh sociale, portale lajmesh ne internet dhe per te mos rene ne sy, publikojne sistematikisht lajme roze, si psh shijet seksuale te Rihanes dhe sytjenat e Kim Kardashian. Gjithcka ishte menduar ne detaje. Paralelisht universitete. Paralelisht Biznese te vogla. Paralelisht iniciuan nje sherbim sekret, per te kapur ndonje fond amerikan dhe europian per luften kunder terrorizmit. Por ky deshtoi sepse disa shqiptare me musteqe te lena rishtas, jo vetem qe nuk kishin haber nga kjo pune, por nisen te bejne kartona te plasitifikuar me fotografi dhe me vula per t’u vene me pas gjoba njerezve, duke i trembuar se ata ishin strukture antiterror. Mendja e tyre djallezore nuk ndalet ketu. I marrin myftileret dhe imamllaret e tyre te perzgjedhur dhe anetaret e “sherbimit” dhe i dergojne here pas here ne Pensilvani. Ne kete menyre, kompleksojne hoxhallaret e tjere te trembur, qe vuanin damken dhe kompleksin e terrorizmit (sepse ishin arsimuar ne vendet arabe apo se nuk i perkisnin sektit famekeq nese vinin nga Turqia). Keta hoxhallare ishin pushtuar tashme prej xhindeve te “Hizmetit” apo sherbimit, sic quhet levizja Gylen. Ata ishin te bindur se hoxhallaret e Gylenit dhe hafijet e tij, kishin “mbeshtetje amerikane” dhe kjo ishte e mjaftueshme qe te rrinin te heshtur. Nuk mund te kundershtohej Gyleni dhe grupi i tij sepse “kishin” kinse Ameriken nga mbrapa. Keshtu pra ata perdoren tinezisht dy logo politike dhe strategjike shume domethenese per shqiptaret. Turqine dhe Ameriken. Keta njerez te mefshte pa kurrefare identiteti dhe integriteti moral e profesional nuk dine asgje. Nuk e dine se amerikanet e kane lidhjen strategjike me shqiptaret. Ku ta dine ata se emri i Amerikes eshte perodrur tinezisht prej sektit gylenist, per te shantazhuar kundershtaret e tyre. Ku ta dine ata se rruga e shqiptareve per ne Amerike nuk kalon nga Gyleni, por nga Brukseli. Gylenistat e kapen situaten dhe nisen te shtrijne kufijte e perandorise. Ne cdo parti te madhe shqiptare, nisen te infiltrojne nga kater pese. Rrini aty, mos u ndjeni, beni amin kryetareve dhe kur t’ju vije dita do te kapni situaten. Keto ishin urdherat. Hyni ne polici, ne SHISH, ne banka, ne institucione, ku te mundeni. Po lindi nevoja mund edhe te na shani, por me karar dhe butesisht, qe te mos bini ne sy. Dridheni si ta kerkoje nevoja, por gjithmone syte kendej nga ne, per te pritur sinjalet e radhes. Paralelisht, ndalohet te martohesh tek sekti Gylen me nje vajze qe dashuron. Duhet te martohesh me ate qe thote i pari i grupit (imami), sipas pallateve, sipas lagjeve, qyteteve dhe nese ben te kunderten shkrihesh e merr fund. Paralelisht, kane takime te rregullta me deputete, ministra e njerez me influence duke u premtuar tyrrli lloj parajsash, qe nga arsimimi i femijeve e deri tek mbeshtetja politike per t’u rritur shpejt, nga kancelarite politike boterore. Paralelisht, kane njerez qe i afirmojne ne ekranet dhe emisionet me te ndjekura te Shqiperise, duke joshur pronaret e atyre mediave me aksione ne bizneset e tyre dhe me forma te tjera te joshjes. Paralelisht, ata prodhojne nje ushtri te madhe me njerez te verdhe, te zbehte ne fytyre, te shokuar, te traumatizuar, te tredhur, qe zbatojne me rrigorozitet vetem urdherat dhe axhenden e sektit dhe per t’i lene me pas pazaret e Shqiperise ne doren e plakut te Penslivanise. Kjo eshte tejet e rrezikshme por fatkeqsisht ende pllakos nje heshtje vdekatare. Sekti gezon imunitet te dukshem dhe te padukshem tek pjesa me e madhe e politikes shqiptare. Me gjithe thirrjet e herepashershme drejtuar autoriteteve me te larta shteterore shqiptare dhe atyre te Sigurise Kombetare, grupacioni vazhdon konsolidimin dhe perhapjen e tij me ritme te shpejta me disa ndryshime te vogla taktike pas goditjeve qe moren ne Turqi. Eshte ne nevojshme qe Shteti Turk t’i ofroje organeve shteterore shqiptare te gjithe eksperiencen dhe asistencen e tij ne kete drejtim me qellim identifikimin e qellimeve te erreta te grupacionit si dhe hedhjen e drites mbi aktivitetin e nendheshem te tij. Ne keto dite te veshtira neper te cilat po kalon rajoni, Europa politike dhe Euroazia shqiptaret duhet te jene te kujdesshem qe te pastrojne shtepine e tyre prej çdo lloj interference negative qe ka qellime te erreta si dhe ta mbrojne ate prej çdo lloj agjende te dyshimte qe mund te kete per qellim tronditjen e boshtit te orientimit te interesave strategjike shqiptare ne rajon dhe me gjere. Eshte obligim strategjik i Shtetit Turk dhe ne perputhje te plote me rolin e saj vendimtar per mbrojtjen e stabilitetit rajonal qe te ndaloje me te gjitha mjetet dhe metodat qe ka ne dispozicion çdo lloj faktori dhe aktori qe cenon sigurine kombetare te fqinjeve te saj si parakusht i domosdoshem per destabilitet rajonal. Organizata Feto eshte nje aktor dhe nje faktor qe gjen tek Shqiperia strehezen e sigurte per te!
Total 24 Votes
6

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?