Ja kodi sekret nëse vdes mbretëresha Elizabeth e Anglisë

Kuriozitete

London Bridge”, është koduar plani sekret që pritet të vihet në jetë në Londër pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth të Anglisë.

Procedura u bë publike nga “The Guardian” dhe ka të bëjë me familjen mbretërore, qeverinë, trupin diplomatik dhe median. Për një farë kohe informacioni për vdekjen e Elizabeth u mbajt i rezervuar, edhe pse në kohën e internetit dhe smartphone, pritet të përhapet me shumë shpejtësi në raport me të kaluarën.

Gjithçka është planifikuar në detajet minimale. Pranë mbretëreshës në çastet e fundit do jenë familjarët e saj, profesor Huë Thomas, mjeku gastroenterolog që ndjek prej vitesh monarken. Do jetë ai që do kontrollojë se kush do hyjë në dhomën e mbretëreshës dhe do vendosë se cilat informacione të bëhen publike.

Sekretari personal i mbretëreshës Sir. Christopher Geidt, do lajmërojë Kryeministrin britanik, i cili do kontaktohet në çdo orar, edhe në mes të natës, kur do të thuhet “London Bridge is doën”, (Ura e Londrës ra) dhe që nga ai moment operacioni do të nisë.

Menjëherë më pas ministri i Jashtëm, do të japë lajmin në 15 shtete të ndryshme, dhe më pas do veprohet me 36 shtete të tjera. Më tej lajmi do jepet në agjencinë “Press Association” dhe më pas do publikohet në të gjithë botën.

Ndërkohë pallati mbretëror Buckingham Palace, do të veshë me të zezë një punonjës i cili do të varë në derën e pallatit njoftimin për vdekjen e sovranes, shkruan noa.al. Edhe sajti zyrtar do të ngjyroset me të zeza, duke publikuar edhe lajmin.

Plani “London Bridge” parashikon edhe ndërprerjen e të gjithë programeve televiziv dhe radiofonik duke transmetuar vetëm muzikë funebre.  Në televizion të gjithë prezantuesit do detyrohen të jenë me veshje dhe kravata të zeza në shenjë zie. Gazetat do të publikojnë histori dhe lajme të thelluara lidhur me jetën e Mbretëreshës. Ndërkohë do të shpallen 12 ditë zi kombëtare në fund të të cilëve do të mbahet funerali i mbretëreshës në Ëestminister Abbey, raporton noa.al.

Pirinci Charles do të bëhet mbret ditën e vdekjes së mbretëreshës dhe duhet të mbajë një fjalim zyrtar. Ëilliams do të bëhet princi i Ëellsit dhe Kate do të marrë titullin e Princeshës së Ëellsit. Gjithashtu do të stampohen edhe kartëmonedha të reja me imazhin e sovranit të ri.