Zoran Zaev i ka dhënë presidentit Gjorgje Ivanov 10 ditë kohë për ta mandatuar me krijimin e qeverisë së re.

Rajoni

Pas prezantimit të programit të tij qeveritar, Zoran Zaev i ka dhënë presidentit Gjorgje Ivanov 10 ditë kohë për ta mandatuar me krijimin e qeverisë së re.

Ndërkohë janë shtuar shqetësimet se ato që përshkruhen si protesta “patriotike” mund të marrin një kthesë të dhunshme. Disa prej tubuesve të intervistuar nga media rajonale kanë shpërthyer në zemërim vetëm nga përmendja e emrit të Zaevit.

Pranimin e platformës së shqiptarëve nga ana e tij, ata e kanë quajtur të papranueshëm, ndërsa përmbajtjen e platformës e cilësojnë një tradhti.

Presidenti Ivanov deri tani ka përdorur argumentin se koalicioni me partitë shqiptare dhe pranimi i platformës së tyre rrezikojnë shtetin në Maqedoni.

Kreu i shtetit maqedonas shfrytëzoi rastin e 25 vjetorit të komandës së forcave të armatosura për të deklaruar se ushtria është e gatshme të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit.

Edhe sot, ashtu si përpara një çerek shekulli, përballemi me sfida. Por edhe sot, ashtu si atëherë, kemi ushtrinë e Republikës, e cila do të na mbrojë nga kërcënimet”, u shpreh Ivanov.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?