Aktualitet

Strazimiri: Nuk e di se nga cili polis vjen kjo

Nuk e di se nga cili “polis” vjen kjo, por duhet të jetë një vend pervers, “bash turpi i qytetërimit”!!!
Duhet të jetë një vend ku termat “b*le”, “k*r”, “ik o rrotë k*ri”, “b*th*irë”, “shkër**atë”, “të q* robt” etj., etj., etj., nuk u bëjnë përshtypje e as i skuqin as edhe femrat (ato që për nga natyra skuqen shpejt për shkak se janë krijuar delikate)…
Duhet të jetë një vend pervers ku, femrat që nuk skuqen, rrijnë “bash” në krah të vrasësve, rrëmbyesve, përdhunuesve e trafikuesve të femrave, hajdutëve të vilave e falsifikatorëve, madje po pa u skuqur bashkëpunojnë me ta duke i mbrojtur “që në krye të herës”, bash publikisht, bash atje ku duhet të përfaqësohet vlera më e mirë e shoqërisë…
Duhet të jetë një “polis” ku “nëna e “shoqeve” është gjithmonë shtatzënë”…
Unë nuk e di se si kanë jetuar në pemë përpara se të zbrisnin e të krijonin këtë “polis-in”, por më e fëlliqur, banale dhe e pafytyrë se kaq…nuk duhet dhe nuk mundet të ketë qenë…

noka brace

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?