Mirela Kumbaro e Vangjush Dako janë përballur sot me deputetët në lidhje me betonizimin që po i bëhet historisë në Durrës. Për ministren e Kulturës, një gjë e tillë nuk duket se kishte problem, ndërsa Dako është munduar që të gjejë justifikime.
Por përfaqësuesit e Shoqërisë Civile ndodheshin në sallën e Komisionit të Medias dhe aktivisti Aulon Kalaja ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Kalaja: Mos hidh beton se po fshin identitetin shqiptar
Dako: Spekulant
Kalaja: Unë spekulant, ti po hedh beton e po shkatërron trashëgiminë kulturore e identitetin shqiptar. Na fyeu
Dako: Ju fyeva unë
syri.net