Pas dakordësimit mes PS dhe PD, rikthehet normaliteti në Komisione
Pas pesë muajsh opozita dhe mazhoranca janë mbledhur rreth një tryeze në Komisionin e Ligjeve, duke u kthyer kështu në normalitet.
Por vihet re se mbledhjes nuk i është bashkuar Enkelejd Alibeaj. Kjo mbledhje vjen pas dakordësimit mes PS dhe Rithemelimit.
Kujtojmë se Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj, kanë dështuar deri më tani të kenë produkt.
“Tani të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë gjatë këtyre 5 muajve dhe në 18 mars të vijmë në komisionin e ligjeve dhe të fshijmë këto 5 muaj me gjëra të rënda që kanë ndodhur në cenimin e së drejtës. Do mundohem për të gjithë zotërinjtë e komisionit t’ja bëj të qartë të gjithëve që ky kthim në normalitet është një gjë që duhet ndodhte që në 5 tetor 2023 që mazhoranca e bëri me kokëfortësi. Kjo marrëveshje që u arrti mes maxhorancës e opozitës është fake i pastër”, tha ai ndër të tjera.
