Aktualitet

Ervin Demo skemë “5D” në Bashkinë Berat, çon paratë publike te babai dhe shokët e tij

KAON

Prapaskena ka dokumentuar një skemë korrupsioni me protagonist Ervin Demon, i cili kanalizon paratë publike në xhepat e babait të tij Zehni Demo si dhe në xhepat e shokëve të babait Fatos Jaupi, Marsel Shega dhe Sherif Kapllani.

Paratë e vjedhura me tendera korruptivë janë investuar në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet.

Pjesë e kësaj skeme janë edhe disa shokë kryebashkiakë të Ervin Demos, të cilët janë nën hetim nga SPAK-u.

Për t’i shpëtuar goditjes së SPAK-ut është aplikuar edhe skema e dhënies së tenderave me shkëmbim, me vlerë miliona euro.

Jo vetëm kaq, por Ervin Demo u ka dhënë tendera edhe figurave të njohura të krimit të organizuar, të cilat janë nën hetim nga SPAK si dhe kanë qenë objekt i OFL si subjekte të ligjit anti-mafia.

Nuk dihet nëse tenderat i ka firmosur pasi e kanë rrahur, nën kërcënim apo duke ndarë përqindjen, por ligji ndalon rreptësisht lidhjen e kontratave publike me personazhe të krimit të organizuar, të konfirmuar si të tillë me vendime gjyqësore të formës së prerë./Prapaskena

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?