BotaRajoni

Aksident në Greqi, humb jetën një 43-vjeçar shqiptar

KAON

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Polichnitos në Lesvos.

Sipas faqes së internetit stonisi.gr, 43-vjeçari shqiptar kishte dalë nga rruga me makinën e tij dhe është përplasur me forcë në një pemë.

Ashpërsia e përplasjes ka qenë aq e madhe sa pema ka mbërritur në sediljet e pasme të mjetit e cila është kthyer në një masë pa formë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë nxjerrë 43-vjeçarin pa ndjenja.

 

 

43-vjeçari u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Polichnitos, ku zyrtarisht u konstatua i vdekur. Trupi i tij më pas është dërguar në Spitalin e Mitilinës ku do të kryhet autopsia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?