Aktualitet

Nga Erald Shulla: Ç’të thoshte i ziu për krimin?!

KAON

Seance e veshtire kjo e sotmja per qeverine dhe kreun e saj. Shigjetat tinzare te kreut te qeverise ndaj opozites per te kaluar lumin e fakteve ku nga artikulimet e deputeteve te opozites del hapur sa e thelle eshte gjendja e veshtire qe po kalon vendi i bere njesh policia me krimin.

Fjalimet qe degjoheshin sot mbi krimin i ngjanin pershkrimeve apo diskutimeve te filmave me mafioze apo aksion. Keto nuk po i gelltiste dot Rama dhe nxitoi e nxorri per pergjigje ministrin e rendit. Por ministrit i doli edhe i vellai i perfshire dhe i kerkuar per trafik nderkombetar droge. Keshtu qe… i mbeti te nxirrte me zor nga goja disa mbiemra gangsteresh apo familjesh qe kontrollojne krimin.

Por Rama e kuptoi qe si ne nje loje shahu shefi i opozites sa i kishte perpire atij nje oficer (ministrin e brendshem) Vendosi te dale vet ne foltore. Cte thoshte i ziu per krimin?! Cte mohonte ! Te mohonte drogen? Videot me sherifa? Joo u largua asnje pergjigje per krimin. Per Ramen jane me te rendesishme situatat apo zhvillimet brenda PD se krimi dhe situata e rendit publik ne vend.

Dhe ja nisi oratori shkoi shume larg ne 2013, pastaj ju kujtua cadra. E ja nisi analizes se cadres. Si ishte ca u be ne cader? Si u be ne cader? E perfundoi te vleresimi per deputetet aktual te opozites. Mohoi dhe blerjen e votave. Por asnje pergjigje, per situaten e rendit apo ortakerine, pafuqine e policise per te luftuar krimin apo familjet mafioze. Ate krimi sot e ndjek nga pas tamam si hije, eshte njelloj i urryer, si nga fituesit, ashtu dhe nga te humburit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?