Ilir Meta kërkon të qëndrojë krah avokatit gjatë seancave gjyqësore
Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë zyrtare për të mos u mbajtur në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.
Përmes përfaqësuesit të tij ligjor Kujtim Cakrani, Meta kërkon që të qëndrojë pranë mbrojtësit në sallën e gjyqit.
Sipas shkresës së bërë publike për mediat, argumentohet se izolimi i tij në kafazin e xhamit cenon të drejtat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare për një proces të rregullt ligjor.




Total 0 Votes
0
0
