Berisha denoncon skandalin: Dumani bëri kontratë porosie në vitin 2006 për…
Berisha denoncon skandalin: Dumani bëri kontratë porosie në vitin 2006 për apartamentin ku banonte prej vitit 2004
Tani ka gjëra shumë interesante.
Ju jeni dëshmitarë se kam denoncuar para jush Altinin me katër banesa.
Si e gjora e Edi Ramës, Linda e AKSHI-t me katër prona, që banon me qira.
Jo Linda e Surrelit, Linda e AKSHI-t.
Edhe ky, nëpunës i shtetit, me një rrogë dhe rrogën e zonjës, arrin të bëhet me katër banesa.
U garantoj se kurrë me rrogë të shtetit nuk mund të blesh në 30 vite se një garsionere apo të themi një dhomë e kuzhinë.
Jo, merreni dhe shiheni, bëni hesapet, kaq është.
Por dëgjoni se çfarë thotë Altin Gjoka. Është e fortë shumë kjo.
Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004.
Dëgjojeni tani, mbajeni mend këtë, prej tetorit të vitit 2004.
Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani?
Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more?
A bukur shumë, këto vetëm tek ky mund t’i gjesh.
E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju?
Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006.
Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006?
A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt?
Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
