AktualitetPolitike

Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin

KAON

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e fajësuar për pengimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se vendi po përballet me kushte të reja nga partnerët evropianë, si pasojë e asaj që ai e cilëson si korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë.

Sipas tij, përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë zhvilluar disa takime dhe ende nuk kanë pranuar as një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë.

“Është bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit. Dhe ky mendon se çdo gjë do ta kalojë me mashtrimet e tij. Ky mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion se ç’kishte bëhet i besueshëm, në një kohë kur të gjithë e kuptojnë se kryehajduti i kombit është vetëm ai.deklaroi Berisha.

Ai akuzoi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për abuzime dhe afera korruptive, që sipas Berishës, janë shkaku pse po ngecin negociatat me vendin tonë.

“E vërteta është se Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij. Pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës dhe Norvegjisë, Shqipëria largohet me shpejtësi mbrapa nga horizonti. Punët e Edi Ramës është pallati i Linda Ramës në pajë pa asnjë faturë.
Punët e zeza të Edi Ramës është Porti i Durrësit që shkon disa miliarda. Punët e zeza të Edi Ramës është Tuneli i Llogarasë. Punët e zeza të Edi Ramës është autostrada Librazhd-Dragostunjë e shembur sikur t’i kenë hedhur bombën më të madhe që ekziston. Punët e tij janë rrugët e shembura në të katër anët e vendit. Punët e tij janë çmimet e dhjetëfishta për një kilometër rrugë të ndara me enturazhin e tij. Punët e tij janë çmimet. Zhdukja 100 përqind e investimeve siç është djegësi i Tiranës.
Apo 75 milionë euro vetëm një tender i Linda Ramës për inteligjencën artificiale, në një kohë kur Kina për DeepSeek ka shpenzuar 6 milionë euro. Dhe Edi Rama për inteligjencën artificiale që nuk ekziston, ka inkasuar 75 milionë euro. Pra, këta janë punët, dhe qytetarët duhet ta dinë.
 u shpreh Berisha ndër të tjera.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?