ShowStil/Jetë

Selin: fjalët e mamit kanë shumë peshë për mua.

KAON

Një moment i fortë emocional ka shënuar rrugëtimin e Selinit në “Big Brother VIP Albania”, pasi ajo u përball me një kërkesë të drejtpërdrejtë nga nëna e saj për të lënë menjëherë garën.

Kjo situatë e papritur e vendosi banoren përballë një vendimi të vështirë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për vazhdimin e saj në format.

Megjithatë, pas rikthimit në shtëpi, Selin mori një vendim që surprizoi publikun: ajo zgjodhi të vazhdojë garën deri në finale, e cila pritet të mbahet më 18 prill.

Ajo pranoi se momenti me nënën e saj ka qenë emocionalisht i rëndë, por theksoi se mbështetja e familjes, pavarësisht gjithçkaje, i ka dhënë forcë për të ecur përpara.

“Ndihem shumë e ngarkuar… fjalët e mamit kanë shumë peshë për mua. Ajo që më qetësoi ishte fakti që nuk ishin mërzitur me mua. Ndërsa për deklaratat e fundit, dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, në dhomën e rrëfimit, Selin reagoi ashpër ndaj dy banorëve, duke i akuzuar për cenim të imazhit të saj. Mes emocionesh dhe lotësh, ajo paralajmëroi se situata nuk do të kalojë pa pasoja.

Ky zhvillim ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për vendimin e saj dhe kritikave ndaj tensioneve të krijuara brenda shtëpisë.

#infopressal

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?