Bota

Itali/ Meloni kërcënon hapur prokurorët që po e hetojnë

KAON

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, edhe pse i doli hapur skandali për lirimin e një oficeri libian i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale, ajo në një konferencë në Milano ka kërcënuar hapur prokurorët që po e hetojnë atë.

Ajo nxiti tek popullsia italiane urrejtje ndaj këtyre prokurorëve për arsye se po dëmtojnë vendin.

Hetimi ndaj meje dëmton të gjithë vendin tonë. Është një akt i qëllimshëm dhe jo i imponuar, të gjithë e dinë që prokuroritë kanë fuqi diskrecioni. Dua t’u them italianëve se për sa kohë ata janë në anën time, do të jem edhe unë në anën e tyre. Nuk do të tërhiqem, nëse disa gjyqtarë duan të vendosin, le të kandidojnë për poste e vetmja gjë që nuk mund të bëhet është që unë të gjykohem në zgjedhje dhe ata të qeverisin.” tha Meloni. Syri.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?