AktualitetPolitike

Skandali/ KQZ refuzon kërkesat e 30 mijë shqiptarëve të diasporës për regjistrim në zgjedhje

KAON

Komisioni Qëndror  Zgjedhjeve ka refuzuar regjistrimin e 30 mijë kërkesave të bëra nga shqiptarët e diasporës për të qenë pjesë e procesit zgjedhor të 11 majit. Shifra është mjaft e lartë dhe ngre hije dyshimi mbi një lojë të pistë të Celibashit në shërbim të Ramës për të mos lejuar votën e diasporës ose për ta kontrolluar atë. Celibashi ja hedh fajin sistemit, por sistemin e ka instaluar vetë Celibashi duke shpenzuar madje miliona nga paratë e taksapaguesve. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal. Emigranët thonë se sistemi i dekurajon duke u kthyer përgjigje negative për rregjistrim dhe duke u thënë atyre se për një aplikim të ri duhet të presin 5 ditë. Kjo synon dekurajimin e diasporës për tu regjistruar duke e ditur se pjesa më e madhe e votave të saj janë në favor të PD. Deri tani raportohet se janë regjistruar për votimet e 11 majit 50 mijë persona dhe janë refuzuar 30 mijë, pra afro 40% e kërkesave të diasporës deri tani refuzuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?