Berisha: Rikthimi im i tretë do jetë më i suksesshmi, ju jeni të pashpresë
Momentet tensioni në sallën e Parlamentit pasi kreut të PD-së Sali Berisha i përfundoi koha për fjalën e tij. Kryetarja e Parlamentit tha se çdo gjë është automatike dhe se Berisha e kishte përfunduar kohën e tij. Ndërkohë kanë reaguar deputetët e PD, të cilët kanë protestuar dhe janë ngritur më këmbë.
Më pas Spiropali e ka lejuar dhe 30 sekonda Berishën për të konkluduar. Kreu i PD tha se rikthimi i tij i tretë do jetë më i suksesshmi dhe se maxhoranca është e pashprese.
Total 0 Votes
0
0
