Kryeministrin japonez e zë gjumi gjatë rizgjedhjes së tij
Shigeru Ishiba, presidenti i Partisë Liberal Demokratike në pushtet, dyshohet se e ka zënë gjumi gjatë një seance plenare të Dhomës së Përfaqësuesve në të cilën ai u rizgjodh si kryeministër.
Një ligjvënës veteran i Partisë Demokratike Kushtetuese të Japonisë kritikoi Ishibën, duke thënë: “Nëse ai ishte vërtet në gjumë, kjo tregon mungesën e tij të theksuar të tensionit”.
Ishiba duket se i kishte mbyllur sytë gjatë votimit të parë ndërsa ligjvënësit e tjerë po thirreshin për votim.
Kryesekretari i kabinetit Yoshimasa Hayashi, i cili ishte ulur pranë Ishibës duket që e shikon me shqetësim.
Zëdhënësi i lartë i qeverisë në një konferencë shtypi të hënën vonë, kur u mor në pyetje në lidhje me shëndetin e kryeministrit Shigeru Ishiba, pas videos që shfaqte atë duke dremitur në parlament tha: Kryeministri ka qenë jashtëzakonisht i zënë duke punuar deri në orët e vona të natës dhe unë e kuptoj që ai u ftoh sot dhe po merrte ilaçe për ftohjen.
