Gjashtë automjete përfshihen në aksident në Rrugën e Kombit
Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident këtë mëngjes në Rrugën Kombit, pranë fshatit Blinisht.
Dyshohet se lagështia e ngricat në rrugë si pasojë e motit të keq, ka ndikuar në aksident, ndërsa nuk dihet nëse shoferët po drejtonin mjetet sipas rregullave të qarkullimit rrugor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. Qarkullimi i mjeteve u bllokua deri në pastrimin e rrugës. Raportohet për dy të lënduar dhe dëme të shumta materiale.
Total 0 Votes
0
0
