AktualitetPolitike

Gallatë në komisionin e ligjeve/ Deputeti PS shkulet së qeshuri dhe nuk lexon dot pr/ligjin

KAON

Komisionet parlamentare vijojnë mbledhjen online me zoom për të shmangur skenarët e kaosit që deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijojnë. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ndodhi dhe një incident.

Deputeti Jurgis Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.

Duket që Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.

E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën sa e mbylli zoom.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?