Vokshi : Rama i ka të gjitha pushtetet në dorë, por opozitën s’e kontrollon dot!

Intervista Politike

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zhvillimet politike në PD, duke u shprehur se 2022 ishte viti i mbrojtjes së ekzistencës së opozitës.

Sipas saj kryeministri Edi Rama ka të gjitha pushtetet në vend dhe se të vetmen gjë që nuk ka arritur të kontrollojë është opozita.

“Ka pasur prurje të reja, jo vetëm pjesa besnike, apo militante. Një PD më e organizuar dhe më e përgatitur për zgjedhje. Është e vetmja parti që ka rikthyer besimin e votës. Sali Berisha u zgjodh po ashtu me parimin një anëtar një votë dhe jemi e vetmja parti politike që kemi kaluar procesin e primareve”, tha Vokshi.

Gjatë bisedës në studio, Vokshi u shpreh se sot Partia Demokratike është më e bashkuar se më parë sepse është bashkuar rreth parimit të votës.

“Një forcë e aftë opozitare nuk i shërben vetëm demokratëve, por të gjithë shoqërisë shqiptarë. Vetëm një grup i vogël me urdhër të Ramës po mundohet të mbajë peng PD. Ne i bëjmë thirrje çdo demokrati të bashkohet tek vota. Pazaret nuk do të jenë kurrë pjesë e bashkimit. Ne kemi kandidaturat më të mira sepse i ka nxjerrë vota”, është shprehur Vokshi duke shtuar se në PD janë ngritur 27 departamente.

E ndalur tek protestat, Vokshi tha se nëse do të jetë e domosdoshme do të ketë edhe protesta pasi janë të vendosur për të mbrojtur votën.

“Zgjedhjet e 14 majit duhet të jenë pluraliste. Jemi të vendosur për të mbrojtur demokracinë, të vendosur për të mbrojtur votën”, tha ndër të tjera Vokshi.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?