Të shtënat në degën e PD në Kurbin, Balliu: Ngjarje e rëndë! E pajustifikueshme armëmbajtja në mbledhje

Intervista Politike

Në nisje të emisionit “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme, ku gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin, një konflikt ka ndodhur mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

I ftuar në studio, Shefi Organizativ në PD, Klevis Balliu ka deklaruar se kjo është një ngjarje e pajustifikueshme, ndërsa e ka quajtur të rëndë edhe vetëm faktin e armëmbajtjes e jo më të qëllimit me armë zjarri.

 

 

“Cilado qoftë arsyeja , jo vetëm që është shtirë në ajër por vetëm mbajtja e armës në mbledhje është e rëndë. Do ndërmarrin hapat tona si subjekt. Nuk ka asnjë justifikim sidomos për PD. Asgjë nuk e justifikon, kjo është një çështje parimesh. Në Kurbin ka një mirëkuptim edhe për problemet që ka pasur PD ndaj jam i habitur. Duhet parë si ka ndodhur ngjarja dhe gjendja në të cilën ka qenë personi. Megjithatë është e pajustifikueshme. Për PD këto janë një çështje me të cilat nuk ka shaka”, u shpreh Balliu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?