Portugalia korr sukses 2-0 ndaj Uruguajit, duke u kualifikuar kështu në fazën tjetër të Botërorit të Katarit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, rastet ishin të shumta, por mungoi konkretizimi.Autori i golit të ekipit të Santos është Bruno Fernandes, i cili realizoi me kokë në minutën e 54-të.
Fernandes përfiton mjaft mirë pas një krosimi në zonë, duke u koordinuar siç duhet dhe duke dërguar sferën pas shpinës së portierit rival.
Teksa ishin në disavantazh, te Uruguaji provuan të gjitha mënyrat, madje edhe me disa zëvendësime, sidomos në repartin e avancuar. Në minutën e 75-të mund të barazonin, por u ndalën vetëm nga shtylla.
Në fund për të vulosur 3 pikët mendoi Bruno Fernandes me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
(BalkanWeb)