Kim Jong-un: Synojmë të jemi ushtria më e fuqishme në botë

Bota

Diktatori Kim Jong-un po planifikon të ndërtojë armët bërthamore “më të fuqishme” në botë, sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, teksa premtimi i udhëheqësit për të forcuar mbrojtjen e kombit u zbulua teksa ai po promovonte disa zyrtarë ushtarakë të shtunën.

Duke përshëndetur personelin e vendit të tij në një artikull të botuar nga agjencia e lajmeve KNCA, Kim nënvizoi ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut, teksa tha se puna për të ndërtuar një forcë bërthamor për të mbrojtur me vendosmëri dinjitetin dhe sovranitetin e shtetit dhe të popullit është kauza më e madhe dhe më e rëndësishme revolucionare.

Deklarata e Kim vijoi me pretendimet e tij se “shkencëtarë të besueshëm në fushën e kërkimit të mbrojtjes” kishin zhvilluar “armën strategjike më të fuqishme në botë”, një raketë të re balistike ndërkontinentale të quajtur “Hwaseongpo”.

“Duke kompletuar me sukses zhvillimin e armëve bërthamore dhe duke bërë një hap të jashtëzakonshëm përpara në këtë fushë, arritja e qëllimit për të qenë ushtria më e fuqishme në botë do tregohet me sukses”, thuhet në deklaratën e liderit koreano-verior.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?