I bëri thirrje botës që të ndërpresin lidhjet me regjimin iranian, arrestohet mbesa e liderit suprem të Iranit

Bota

Farideh Moradkhani, mbesa e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është arrestuar pasi u bëri thirrje qeverive të huaja të ndërpresin të gjitha lidhjet me qeverinë iraniane .

Mediat e huaja bëjnë me dije se Moradkhani u arrestua kur shkoi në zyrën e prokurorit në përgjigje të një urdhri të gjykatës.

Lajmin e ka bërë me dije vëllai i saj Mahmoud Moradkhani me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruante se e motra u arrestua pasi bëri thirrje në mbarë botën që t’i nxisin qeveritë e tyre të ndërpresin lidhjet me regjimin iranian në mes të protestave që kanë përfshirë kombin.

“O njerëz të lirë, jini me ne dhe thuajuni qeverive tuaja të ndalojnë së mbështeturi këtë regjim vrasës dhe fëmijëvrasës. Ky regjim nuk është besnik ndaj asnjë prej parimeve të tij fetare dhe nuk njeh ligje apo rregulla përveç forcës dhe ruajtjes së pushtetit të tij në çdo mënyrë të mundshme”, tha ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?