Ky është kryetari i bashkisë që ka 20 vite në pushtet
Çudirat në Partinë Socialiste nuk kanë të sosur. Përveç faktit që kryesocialisti Edi Rama vendosi të kthejë vendin edhe njëherë pas, si në diktaturën e Enver Hoxhës, në të cilën zgjedhjet fitoheshin thuajse 98% dhe pa garë, disa emra të PS kanë zaptuar karrigen e kryebashkiakut.
Pas kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkajt, i cili mori dje mandatin e pestë në krye të kësaj bashkie, një tjetër socialist thyen rekord. Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, i cili rezulton kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste.
Topçiu ka marrë në zgjedhjet e 30 qershorit mandatin e gjashtë në krye të kësaj bashkie. Pas numërimit të 81 kutive të votimit, Topçiu mori 13,656 vota, duke u konfirmuar në detyrë.
Topçiu u zgjodh për herë në parë në krye të Bashkisë së Maliqit në vitin 2000, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi me 52.85% të votave. Në këto zgjedhje, ai ishte i vetëm në garë.