Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët është gruaja e shefit të Policisë
Alma Ahmeti, që ka dhënë vendimin ndaj 23 kuksianëve duke lënë në burg 11 prej tyre, siç mëson Hashtag.al, është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.
Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë. Në përfundim të seancës gjyqësore, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje.
Në fillim të seancës familjarët dhe deputetët e opozitës u përplasën me policinë që ndaloi hyrjen e tyre në seancë, duke vendosur zhvillimin e saj me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.
Por më pas u lejua që mediat dhe disa deputetë të opozitës të futeshin brenda sallës së gjyqit.
A duhet ta jepte dorëheqjen nga kjo çështje zonja Ahmeti?!
Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, po, sepse Ahmeti kishte konflikte interesi në këtë mes, ku bashkëshorti i saj bën pjesë në trupën policore, që sipas deklaratave të atij që duhet të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte pala e dëmtuar.
/Hashtag.al
Erion Ahmeti, Shefi i Policise Rrugore Tirane