SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Niko Peleshi është emri që do të pasojë Tahirin në krye të Ministrisë së Brendshme.

Burime të Opinion.al nga Kryeministria kanë bërë me dije se zv/kryeministri Niko Peleshi është emri që do të pasojë Tahirin në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në këto çaste, pritet që Saimir Tahiri të dalë në një konferencë për mediat, ku do të bëjë të qartë arsyet e dorëheqjes, shkruan opinion.al

Tahiri mbante postin e ministrit të Brendshëm prej katër vitesh.

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, u pa, si një nga opsionet e para të diskutimit për zhbllokimin e situatës politike në vend.

Tahiri ishte ministri më i akuzuar dhe shigjetuar nga opozita, për lidhje me krimin, trafikantë të drogës dhe kriminelë.

Ndërkohë që opozita prej 18 shkurtit kërkon largimin e Ramës dhe qeveri teknike për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira.

Sot, kreu i PD-së, Basha tha se nuk tërhiqet nga rruga e nisur së bashku me popullin deri në largimin e Ramës, duke përsëritur se largimi i tij është kushti i panegociueshëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?