Nga Arian Galdini: Edhe njëherë për luftën speciale kundër shqiptarëve dhe kunder Opozitës!

Analize

Reformen ne Drejtesi dhe Vettingun, i mori si ashensor per tu ngjitur ne lartesite e arbitraritetit gjithcka mund ti lejohej. Tani po i perdor si kacavjerres qe te mos bjere. Kjo eshte metamorfoza e vertete kafkiane e Rilindistit Edi Rama qe u be Kander Pushteti. Opozita ne keto gati 4 vite, u tregua shpesh pakuptueshmerisht e mefshte, e lehte, sa shpesh ngjasonte me nje Opozite qe vepron si Play Station, ku mund te luajne vetem ata qe kane telekomandat. Ishte ngulur pas foltoreve partiake e parlamentare dhe nuk e linte pas dore as facebookun. Me Opoziten qe pati deri ne dt 18 shkurt, Edi Rama pothuajse u bind se i kishte ardhur nga qielli fati i madh qe te bente vepren e tij me te madhe artistike, instalacion me jetet tona te rrenuara dhe teresisht te sunduara. Nese Leonard Bombaj si artist i mrekullueshem qe eshte, po tenton te fitoje Guiness Boteror me nje veper me pjesemarrje masive, Edi Rama si artist medioker kishte 4 vjet qe po eksploronte menyrat dhe shtigjet qe te fitonte nje vend ne histori duke bere art banal modernist me ne. Keshtu e kane formimin ky soj artistesh ku ben pjese Edi Rama. Keta metojne se arti modern e ka kuptimin tek shkaktimi i reagimit te te tjereve. Nuk ka rendesi cfare ben. Rendesi ka qe ajo qe ti ben, te shkaktoje ndjesi te ata qe e shohin apo pesojne. Ashtu sic rend me pasaporten Kryeministrore per te hapur Ekspozite Pikture me VKM te zografisura, ashtu rend edhe Kancelari pas Kancelarie, e aleat pas aleati per tu shquar si artisti qe qeveris nje vend. Ai flet ketu per shtetberje, por Udheheqesve te Botes qe e vizitojne, u shet si vecanti ekzotiken e tij personale. Ky shtetberesi qe e ka bere zyren e Kryeministrit te Shqiperise si nje shtrat personal ku zgjedh vete carcafet e dysheket qe do, e sigurisht edhe ngjyerat e llangosjet neper to e neper mure, e di shume mire se asnje Kryeminister, asnje President, asnje Ofiqar i larte i asnje Shteti normal, nuk do te guxonte ta bente zyren e shtetit si studio private. Tek zyra e Kryeministrit fillon dhe mbaron e verteta me shtetberjen qe ai ka ndermend. Ai e ka bere ate zyre ashtu, sepse ai do te terheqe vemendjen e te tjereve me ekzotiken e tij, duke e shitur si nje ekzotike te shqiptareve si vend e komb. Kjo eshte zanafilla e pare e imstalacionit te tij qe po e ben me ne. Na shet per ekzotike ne, qe te dale artist ai. A ka njeri me mend ne koke qe ta kaloje per te pranueshme ne syte e Merkelit, John Kerryt, e kujtdo tjeter qe viziton zyren e Edi Rames, ate personalizim e privatezim qe i eshte bere atij ambjenti publik? Nese Merkeli apo Kerry buzeqeshin e mahniten me vka u shohin syte kur vizitojne ate zyre te Kryeministrit Rama, kjo ndodh sepse mikpritesi i tyre e ka te shkruar ne balle se eshte I Pari i Cirkut. Kush hyn ne cirk, perpiqet te shijoje Cirkun. Kete ben Edi Rama, ben si palaco cirku, duke na prezantuar neve te gjitheve si pjese e nje vendi plot aktore, prestigjatore dhe kafshe cirku. Por qe cirku i Edi Rames te jete i vizitueshem nga dinjitare e krere shtetesh te rendesishme, atij i duhet te behet pjese e nje networku Cirkberesish. Zgjidhjen e ka gjetur tek Aleksander Vucici. Ngase serbet e dine qe kane nje te shkuar te afert makabre si shtet gjakderdhes e lufteberes ne Rajon, nuk e kane aspak problem qe te bejne tani palacot me shume fytyra. Diku zgerdhihen, diku ngerdheshen, diku gerditen, e diku pergjerohen. Ne kete menyre ata arrijne te bejne te mos ndihet distanca kaq e afert kohore me masakrat dhe genocidet qe kane bere ne Ballkan, vetem ne me pak se 2 dekada me pare. Aq te afte jane treguar me cirkun e tyre, sa kane mberritur ne kete dite, kur ata kane hapur negociatat me BE, ndersa Shqiperia jo, e madje Kosova nuk ka mare ende as liberalizimin e vizave. Aleksander Vucici dhe Ivica Dacici jane vene nd krye te nje lufte speciale qe po behet kunder shqiptareve. Kjo lufte spciale synon te provokoje me cdo mjet e ne gjithcka shqiptaret, ne menyre qe kunder-reagimi i tyre te hape te gjithe kapitujt e mundshem te interpretimit ne kurriz te imazhit dhe ndikimit te tyre nderkombetar. Shume fronte reagimesh prej shqiptareve, shume ceshtje ku jane si pale te perfshire shqiptaret, shume problematika ne te cilat kerkohen zgjidhje prej e per shqiptaret, kthehen ne nje bumerang qe ul profilin nderkombetar te shqiptareve. Gjithashtu edhe kapacitetet negociuese te shqiptareve per te drejtat, ceshtjet dhe interesat e tyre demtohen ndjeshem. Andaj u ndalua e ende mbahet peng Ramush Haradinaj ne France. Andaj u nis Treni Rus drejt Mitrovices, pak jave me pare. Andaj Gruevski dhe Ivanovi i shpallin zyrtarisht Armiq te Shtetit ne Maqedoni, shqiptaret. Andaj edhe Edi Rama e shpall Opoziten si Armike te Shtetit dhe te Perendimit. Te gjitha keto jane pjese e skenarit te kesaj lufte speciale qe u behet shqiptarve nen drejtimin e Vucicit dhe Dacicit. Shqiptaret nese reagojne kunder Frances per te mbrojtur Ramushin, i bejne nder Serbise, sepse ia bejne dhurate miqesine Franceze, serbeve. E njejta situate ne Maqedoni. Nese shqiptaret behen reciproke ne reagimet e tyre kunder Ivanovit dhe Gruevskit, bejne lojen e Serbise krejt padashje. As Brukseli e as Washingtoni, nuk kane nerva e nge te meren me kaq shume dosje e problematika me, per e nder shqiptaret. Kete po don, te arrije edhe Edi Rama me kacavjerrjen pas Vettingut. Duke stigmatizuar Opoziten si antiperendimore, po shpreson qe e gjithe strategjia e luftes spediale kunder shqiptareve qe po ben Serbia, te gjeje konsensus te heshtur apo te zeshem ne Perendim, per ta mbyllur vrazhde dhe te pa-adresuar cdo cdshtje shqiptare. Ketu eshte momenti dhe nevoja madhore qe ne shqiptaret te marim fryme e te deshmojme urtesi. Ramushin ta mbrojme me gjithe forcen tone pa u armiqesuar me Francen. Maqedonine ta mbrojme si faktor stabiliteti dhe euroatlantizmi qe jemi ne shqiptaret, pa u terhequr nga vendimi per ti dhene ketij vendi nje qeverisje te drejte, te barabarte, ne nje Maqedoni multifetare, multietnike dhe euroatlantike. Dhe qendresen e Opozites ne Tirane ta bejme si mendjendare. Ne si Opozite ketu ne Tirane, nuk po refuzojme Vettingun, as po e bllokojme ate, as jemi kunder tij, e as kemi frike nga ai. Ne jemi ne nje udhekryq si vend, nese do te lejojme qe Vettingu do te perdoret si Amnisti per Mafian Estetike qe po Qeveris e fundos Shqiperine, apo do te arrijme ta clirojme energjine perendimore dhe zhvillimore te ketij vendi nepermjet themelimit per here te pare te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme? Ne besojme se Vettingu dhe Perendimorizmi i kesaj shoqeria, ka nevoje per legjitimitet te plote politik, institucional dhe moral. Ne nuk po bejme nje qendrese as urrejtjembjellese, as ankthnxitese, as makthshkaktuese. Po qendrojme festive, sepse duam qe shqiptaret dhe nderkombetaret te mos na lexojne e as interpretojne si krizoide, por te na shohin e degjojne si qellim-mbare qe e duan vendin e tyre te ndahet njehere e mire nga pengmarrja qe i eshte bere prej Mafias Estetike e cdo pazari me te gjitha llojet e tjera te mafiave. Po qendrojme aty, ne ate Cader, ne ate shesh, pa tersellima e pa tupane lufte. Kjo eshte pergjigja jone perendimore dhe shqiptare, ndaj kujtdo qe na ben lufte speciale neve si shqiptare dhe si opozite. Perendimi eshte ne krah te shqiptareve. Edhe ne shqiptaret me urtesi, do ti deshmojme Perendimit se jemi aleatet e tij te palekundshem. Qendresa opozitare eshte qendrese e dinjitetezimit dhe fuqizimit te qytetarit shqiptar, qe ai te shpalose qartazi me vote te lire e vullnet te pacenuar properendimorizmin e tij. Ne do ta rrezojme Qeverisjen e Mafias Estetike dhe do ta lartesojme qytetarin shqiptar si qytetar i lire, me dinjitet i barabarte me cdo qytetar perendimor. Arian Galdini Tirane me, 07. Mars. 2017

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?