Nuk zhgënjejnë dy modelet e reja të Sport Illustrated

Aktualitet

Myla Dalbesio dhe Lais Ribeiro janë dy anëtarët më të reja të Sports Illustrated Swimsuit 2017 Rookie Class. Bashkë me njoftimin u postuan edhe foto të bukurosheve të veshura me bikini.

Mayla me bikini ngjyrë blu, në një moment shfaqet sikur është topless por ajo mund të ketë një palë recipeta nude. Bukuroshja është rritur në Racine, Wisconsin. Karriera e saj në moedlim ka nisur kur fitoi në moshën 16-vjeçare Miss Teen Wisconsin.

Laisa shfaqet me bikini të kuqe dhe kafe, teksa pozon mes shkëmbinjve dhe një ujëvare. Ajo është rritur në një zonë rurale të Brazilit, Miguel Alves, dhe ka nisur modelingun në 2009. Ajo ka pozuar për versionin brazilian të ELLE, para se të shkonte në Nju Jork në 2010.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?