DOKUMENTI/ Raporti i policisë që nxjerr blof Ramën e Tahiri me sondazhin besueshmërisë të ‘porositur’ nga Sorosi

Aktualitet

Por nëse këto deklarata të tyre mbështeten në sondazhe të porositura dhe të bëra “me porosi”, janë disa institucione të tjera që edhe pse vërtetojnë të kundërtën nuk mund të manipulohen.

I tillë është edhe raporti i vitit 2016 nga Shëbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, një pjesë të të cilit SYRI.net e bëri publik dje në lidhje me ankesat që kanë qytetarët ndaj policisë dhe sa të besueshëm janë policët.

Grafiku i IDRA u përdor për t’i dhënë një përgjigje sulmeve të deputetëve dhe ministrave të LSI dhe opozitës, shoqëruar me shprehjet “qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara” apo “fronti i së keqes nuk na ndal”.

Dallimin mes propagandës dhe realitetit, qytetarët e kanë të qartë për një fenomen që pushtoi të gjithë territorin si mbjellja e kanabisit, por përtej politikës, Edi Rama dhe Saimir Tahiri përgënjeshtrohen nga një dokument shtetëror. Bëhet fjalë për raportin e hartuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme për vitin 2016.

Të dhënat dhe grafikët krahasimorë të raportit nxjerrin bllof kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, që propagandojnë rritjen e besueshmërisë ndaj policisë, kur ankesat e qytetarëve u shtuan, mohojnë kanabisin kur sasitë e bllokuara janë katastrofike dhe promovojnë sukseset, kur dekonspirimet e operacioneve të policisë po kthehen në fenomen.

RAPORTIN E PLOTE E GJENI KETU

Kanabisi

Në Lazarat, në operacionin, ku mbeti i vrarë efektivi i Renea-s u kapën afërsisht 110 mijë rrënjë kanabis. Tonelatat e drogës që u sekuestruan ishin një sukses, pavarësisht se kultivuesit vendas u arrestuan, por bosët realë të kanabisit i shpëtuan prangave. 500 mijë rrënjë u sekuestruan vitin e kaluar, pra 5 herë më shumë sesa qershori i vitit 2014, kur qinda policë mësynë në Lazarat, në aksionin që ende sot kujtohet me krenari nga Saimir Tahiri.

500 mijë rrënjë në vetëm një vit, është një shifër kolosale për një vend si Shqipëria. Shifra në raportin e SHÇBA përcakton vetëm drogën e bllokuar brenda territorit shqiptar, dhe nuk llogarit kanabisin e trafikuar drejt Italisë.

Ankesat për policinë

Vendosja e gjobave të padrejta për qytetarët zë pjesën më të madhe të ankesave për policinë. Në vendin e parë për ankesat e gjobave të padrejta është Tirana, si qyteti ku janë zhvilluar disa fushata gjobëvënie nga policia rrugore.

Efektivët kanë qenë mes dy zjarresh. Në njërën anë eprorët që kishin urdhër të mbushin arkën, në anën tjetër SHÇBA, që ka ndjekur ankesat duke ndëshkuar shumë prej tyre. Për pasojë, ankesat e qytetarëve u rritën ndjeshëm në krahasim me vitin 2015.

“Nga analizimi i gjithë produktit të përftuar gjatë hetimit administriv të ankesave trendi i shkeljeve administrative, mbizotërohet nga “për vendosje gjobë në mënyrë të padrejtë”, “shpërdorim me detyrën”, “mosveprim të strukturave të policisë” dhe “shkelje të procedurave standarde të punës” thuhet në raport.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?