Aktualitet

Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e Safet Gjicit

KAON

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Safet Gjicit për të vijuar dënimin e mbetur në shtëpi, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Në njoftim thuhet se pasi janë dëgjuar palët gjatë seancës së sotme, ku Gjici nuk ka qenë prezent, është hedhur poshtë edhe kërkesa e tij.

Njoftimi i plotë: 

Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledian Tema, u paraqitën Ekspertët Mjekoligjorë. Shërbimi i Provës ka paraqitur aktin e ekspertimit. U paraqit përfaqësuesi ligjor i Institucionit të Vendimeve Penale Lushnje.

Sot më datë 30.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr. 295 Vendimi të datës 30.01.2025 në zbatim të neneve 112, 379, 470 të Kodit të Procedures Penale dhe nenit 59/a e Kodit Penal vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Safet Gjici,
  2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Safet Gjici,
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit

U shpall Elbasan, sot më date 30.01.2025

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?