Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano!
Hapet sot gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh se porti i ri do t’i shërbejë të gjithë rajonit.
Sot, çelja e garës është një nga momentet më të veçanta, e kemi quajtur porti i shqiptarëve, se do i shërbejë edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i lidhur nëpërmjet hekurudhës me Prishtinën dhe Strugën. Duket si një rrugë e lehtë dhe një rezultat që do të vijë shpejt, por sot këtu kurorëzohen katër vite punë intensive, nga një grup ekspertësh që arrijnë deri në 100. Janë mbi 420 mijë orë pune, një mal me analiza dhe studime, po t’i shtrinim këto letra A4 në bregdetin shqiptar, nuk do të mjaftonte. Ky interes na nderon dhe na ve në kushtet e një përgjegjësie të mëdha.
Nëse dikur na paragjykonin, flitej për 3D, por ka ca muaj që nuk e dëgjojmë më. Në kushtet kur një investim i këtyre përmasave është risi, nevojitet një ekspertizë ndërkombëtare në procesin e tenderimit, ndaj kemi vendosur të kemi në krah konsulentët e Royal Haskoning.
