Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Temperatura të ftohta

KAON

Sipas MeteoAlb, do të ketë sërish rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë.

Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Mbetet situata e motit të qëndrueshëm prezent edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes,  mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale dhe deri në 15°C makimalaj në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?