AktualitetPolitike

Belind Këlliçi: Edi Rama i mbajti larg sot qytetarët vlonjatë duke rrethuar me gardë e polici

KAON
Edi Rama i mbajti larg sot qytetarët vlonjatë dhe qindra vizitorë nga Monumeti i Pavarësisë, duke rrethuar me gardë e polici sheshin, siç nuk ka ndoshur asnjëherë tjetër.
Banditët në uniformë dhe civilë përdorën edhe lëndë helmuese dhe shoqëruan qytetarë që kërkonin të festonin ditën e Flamurit. Edi Rama e di revoltën e qytetarëve ndaj tij, dhe as në ditën e Pavarësisë nuk mund të shkojë i parrethuar nga reparte ushtarake e forca speciale.
Ai kudo pritet si i korruptuar dhe i padëshiruar.
Vlonjatët dhe vizitorët u lejuan të bëjnë homazhe e të nderojnë etërit themelues vetëm pas largimit të Kryeministrit më të korruptuar në Europë. Edhe sot, në Vlorë apo në sheshin Skenderbej e në Bulevard, ai po merr mesazhin e përsëritur prej 6 muajsh, që duhet të largohet!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?