Pas 8 muajsh tifozët e Lazio-s rikthehen në stadium
Pas tetë muajsh e gjysmë protestash dhe tribunash të boshatisura, tifozët e Lazios janë gati të rikthehen në stadium për të mbështetur skuadrën. Një armëpushim mes grupeve të organizuara dhe presidentit Claudio Lotito, që vjen në një moment mjaft pozitiv për bardhekaltrit, të cilët po kalojnë një sezon surprizues nën drejtimin e Rino Gattusos.
Pas kësaj periudhe do të bëhet edhe bilanci i parë, për të kuptuar se deri ku mund të shkojë kjo Lazio, që tashmë ëndërron edhe garën për titullin kampion. Për momentin, tifozët dhe skuadra kanë lënë mënjanë përplasjet, duke vendosur në plan të parë dashurinë për fanellën bardhekaltër. Nuk përjashtohet mundësia që bojkoti i tifozëve të vijojë nga muaji Janar, pasi tifozët bardhekaltër nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për largimin e Lotitos. Megjithatë forma e jashtëzakonshme që Lazio po kalon në Serinë A ka shtyrë palët drejt një armëpushimi të përkohshëm, në mënyrë që skuadra të ketë të paktën për disa ndeshje në vijim suportin e lojtarit të 12, tifozerisë së saj.
