AktualitetPolitike

Sot mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin në Bruksel

KAON

Në Bruksel zhvillohet këtë të premte mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin, ku do të shqyrtohen tre kapituj të negociatave me Shqipërinë.

Në fokus do të jenë Kapitulli 6 për të drejtën e shoqërive tregtare, Kapitulli 7 për pronësinë intelektuale dhe Kapitulli 13 për peshkimin dhe akuakulturën.

Në të njëjtën mbledhje do të diskutohen edhe kapitujt e negociatave për Malin e Zi, si dhe projekt-konkluzionet e Këshillit të BE-së për procesin e zgjerimit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?