RajoniSport

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte dop*ing peshëngritësve të ekipit të tij

KAON

Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij por edhe më qendrën sportive që ai drejtonte u gjetën sasi lëndësh stimuluese ose ndryshe doping, të cilat iu jepeshin sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve të tyre sportive.

Sipas akuzës, ai ka më shumë se 14 vjet që kryen këtë aktivitet, madje i ka dhënë lëndë të tilla edhe djalit të tij.

Gjatë kontrolleve në një banesë dhe në ambiente sportive në Atikë u gjetën dhe u sekuestruan 871 copë medikamente dhe substanca të paligjshme dopingu (tableta dhe ampula, të pamiratuara nga Organizata Kombëtare e Barnave dhe të rrezikshme për shëndetin), 15.000 euro cash, 17 kartela sportistësh, shënime me dorë dhe një telefon celular i cili do të verifikohet pasi ka dyshime se mbart prova shtesë të aktivitetit të paligjshëm të 58 vjeçarit Odiesa Dhima.

Arrestimi u krye nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave (EOF). I arrestuari u dërgua në prokurori për tu marrë në pyetje dhe në vazhdim për masë sigurie në gjykatë e cila pritet të vendosë për mbajtjen apo jo të tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?