PolitikeRajoni

Kuvendi i Kosovës miraton mocionin për Ligjin e Speciales

KAON

Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin për përfshirjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në rendin e ditës së seancës së sotme.

Mocioni u mbështet nga 79 deputetë, ndërsa asnjë deputet nuk votoi kundër apo abstenoi.

Pas miratimit, Ligji për Specialen u përfshi si pika e 11-të e rendit të ditës, ku pritet të shqyrtohet dhe të hidhet në votim nga deputetët.

Ky zhvillim vjen pas dakordësisë së arritur mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ligji të procedohet në Kuvend në formën aktuale, pa ndërhyrje apo ndryshime në këtë fazë.

Ligji ishte miratuar fillimisht më 6 tetor në Kuvendin e Kosovës, por më pas ishte kthyer për rishqyrtim nga presidentja e vendit.

Për rimiratimin e tij dhe tejkalimin e vetos presidenciale nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?