Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Fushë-Krujë
Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Fushë-Krujë, në dy ngjarje të ndryshme të regjistruara në qytet.
Ndërkohë, një tjetër plagosje është regjistruar në afërsi të Urës së Gjolës. Shkak për konfliktin dyshohet të jetë bërë një përplasje mes dy automjeteve, të drejtuara nga Donald Caca dhe Ardjan Xheka.
Debati mes tyre ka agravuar deri në përdorimin e thikës, ku i plagosur ka mbetur Ardjan Xheka. Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Donald dhe Halil Caca, të dyshuar për plagosjen.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mes palëve ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa përplasja e automjeteve ka shërbyer si shkak për përshkallëzimin e situatës.
LEXO EDHE:
