Sport

Futbollisti i Barcelonës lë Kombëtaren me lot në sy

KAON

Andreas Christensen po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike.

Mbrojtësi i Barcelonës ka refuzuar ftesën e Danimarkës për këtë periudhë ndërkombëtare, pasi nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër dëmtim pas rikthimit të fundit në fushë.

Trajneri Brian Riemer ka treguar se futbollisti e ka marrë këtë vendim me shumë vështirësi, pasi është shumë i lidhur me përfaqësuesen daneze.

Sipas tij, Christensen ishte në prag të lotëve gjatë bisedës telefonike, duke shprehur zhgënjimin për pamundësinë që të ndihmojë kombëtaren.

“Edhe nëse mund të qëndrojë në bankinë dhe të luajë pesë minuta, ai ende ka rrugë të gjatë deri te gatishmëria për të përballuar 90 minuta në nivelin më të lartë”, u shpreh Riemer.

Statistikat tregojnë përmasat e problemeve të tij: sezonin e kaluar humbi 36 ndeshje, ndërsa në edicionin 2024/25 mungoi në 50 takime për shkak të problemeve me tendinën e Akilit dhe dëmtimeve muskulore.

Danimarka shpreson ta ketë sërish në dispozicion në muajin mars.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?