E rëndë në Durrës, mbytet në det një fëmijë 11-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Durrës.
“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Total 0 Votes
0
0
