Të mbrojmë trashigimninë arkitekturore të kohës Mbretërisë!
Të mbrojmë trashigimninë arkitekturore të kohës Mbretërisë!
Partia Lëvizja e Legalitetit
Vila verore e Mbretit Zog është një ansambël i veçantë arkitekturor me shumë vlera historike e politike për qytetin e Durrësit dhe gjithë vendin tonë.
Lajmet për ndërtimin pranë saj të ndërtimeve shumëkatëshe janë shqetësuese për ruajtjen e simbolikës urbanistike e arkitekturore të Mbretërisë në territorin e vendit tonë.
Prishja e Teatrit Kombëtar, cenimi i urës së Zogut në Milot dhe godinave me simbolikë të kohës së Mbretërisë janë goditje për pasurinë kombëtare dhe memories historike të Shqipërisë. Zhdukja e pikave të referencës arkitekturore e simbolike është paradhoma e asgjësimit të trashëgimisë të përbashkët që duhet të ruhet me fanatizëm.
PLL do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm politikë e juridikë për Mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore të kohës së Mbretërisë.
