Bota

Papa Leoni XIV mbërriti sot në Ankara

KAON

Papa Leoni XIV mbërriti sot në Ankara, kryeqytet i Turqisë, etapa e parë e udhëtimit të tij apostolik në këtë vend e në Liban. Avioni papnor u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës në orën 7.58. Në vendin ku u ul Ati i Senjtë spikaste imazhi i Zojës së Këshillit të Mirë, devocion i përbashkët i shqiptarëve dhe augustianëve, në urdhrin e të cilëve bën pjesë Leoni XIV. Vërtet, e augustinianëve është kisha e Gjenacanit, në Itali, ku ata kanë shërbyer që nga shekulli XIII. Papa e vizitoi këtë kishë vetëm dy ditë pas zgjedhjes së tij si Pasardhës i Shën Pjetrit. Gjatë asaj vizite, ai u lut para fugures së lashtë të Nënës së Këshillit të Mirë, ardhur nga Shkodra, për t’u shpëtuar otomanëve. Qe Papa Leoni XIII ai, që e përfshiu në litanitë lauretane, lutjen drejtuar kësaj Zoje, Pajtorja e shqiptarëve kudo ndodhen. Kujtojme se Leoni XIII, frymëzim për Papën aktual sidomos për enciklikën e tij shoqërore “Rerum Novarum”, vinte nga Carpineto Romano, jo shumë larg Gjenacanit, e kishte një frat augustinian si rrëfyes.

Burimi: Vatican News

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?