AktualitetPolitike

Komisioni Europian rrëzon Marta Kos-in

KAON

Komisioni Europian është distancuar nga deklarata e komisioneres Marta Kos, e cila krah kryeministrit Edi Rama i cilësoi zgjedhjet e 11 Majit si të lira e të ndershme. Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta, iu drejtua Komisionit Europian për të mësuar nëse qëndrimi i BE-së është ai i progresraportit apo ai i deklaruar nga Marta Kos në konferencën me kryeministrin Rama. Përgjigja e Komisionit ishte e qartë: pozicioni i Brukselit për zgjedhjet e 11 Majit është ai i shprehur në progresraportin për Shqipërinë.

Pas deklaratës së Marta Kos, gazetarja Ambrozia Meta kërkoi sqarime nga Komisioni Europian nëse Bashkimi Europian ka ndryshuar qëndrim dhe nëse qëndrimi zyrtar mbetet ai i Progresraportit. Syri Tv pyeti gjithashtu nëse qëndrimi i BE-së është ai i artikuluar nga Kos apo ai i raportit të progresit. Komisioni iu përgjigj se pozicioni i BE-së për zgjedhjet është shprehur qartë në Progresraport.

Përgjigjja zyrtare e KE:

“Për informacion në sfond, ju referojmë Raportit tonë më të fundit të Zgjerimit për Shqipërinë, ku shprehet qartë pozicioni ynë mbi progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ky raport përfshin edhe vlerësimin e Komisionit për raundin më të fundit të zgjedhjeve në Shqipëri.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?