Aktualitet

Makina përplasin tufën me bagëti në aksin Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

KAON

Një aksident automobilistik është regjistruar rreth 01:00 të datës 3 Janar në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, sapo kalon tunelin.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasit M.M dhe N.T, duke drejtuar dy automjetet e tyre përkatëse, në pamundësi për të manovruar, kanë përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi).

Si pasojë e aksidentit kanë ngordhur nga dëmtimet 24 krerë bagëti (dhi).

Ndaj dy drejtuesve të mjeteve nuk raportohet për asnjë masë sigurie.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?