Sport

Mesfushori i Kombëtares shënon EUROGOL direkt nga goditja e këndit

KAON

Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që Inter po fiton 2-0 përballë Udinese. Në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë, Asllani shënoi supergol.

Ishte pikërisht minuta e 47-të e pjesës së parë, kur mesfushori shqiptar lëshoi perlën. Direkt nga goditja e këndit, topi i goditur nga Asllani shkoi në portën e ekipit kundërshtar.

Një eurogol që mori duartrokitje të shumta në stadium. Kujtojmë që më herët, shqiptari u ndëshkua me karton të verdhë, më saktë në minutën e 15-të.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?