Shkrimtari i njohur gjerman takim letrar në Tiranë
Një shkrimtar i njohur gjerman, kandidat për Man Booker Prize, ka mbajtur një takim letrar në Tiranë. Klemens Maier foli për letërsinë e tij dhe njohjen me Shqipërinë
“Babai i tij u kujdes që ai të kishte një bibliotekë të pasur, ndërsa e ëma i dha një interes të fortë për politikën, duke e marrë në demonstrata. Ai e përshkruan rininë e tij një vallëzim në rrënoja”, tha ambasadori Karl Bergner.
Vetë Meyer, tha se e kishte njohur Shqipërinë përmes letërsisë së Kadaresë, më tej përmes partneres së të atit, një shqiptare e emigruar. Ndërsa e krahasojnë me Uliksin dhe me Tomas Manin, për të letërsia është të shkruajë histori që ndriçojnë.
“Librin ‘Nata dhe dritat’ e kam shkruar para 16 vitesh ndërsa ‘Projektorin’ e kam shkruar para 7 vitesh. Te Projektorët është një kozmos i madh, me shumë figura që hedhin dritën e tyre, ndërsa te libri tjetër janë 15 histori të shkurtra në prozë me shumë kozmose dhe fate njerëzish”, tha Meyer.
Fitues i disa çmimeve në Gjermani, Meyer vjen në shqip me përkthimin e Ana Koves.
