Aktualitet

Fatura e tërmetit deri tani rreth 1 miliard euro, Di Maio: Kam besim tek Konferenca e Donatorëve

Kryeministri Rama pas vizitës në Ukrainë, ka shkuar në Itali për të takuar ministrin e jashtëm italian. Menjëherë sapo Di Maio e pret e pyet se si po shkon rikonstruksioni në Shqipëri i banesave të dëmtuara nga tërmeti .

Rama shprehet se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.

Di Maio habitet nga shifra por shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE se do të gjendet një zgjidhje aty.

PJESA NGA BISEDA RAMA- DI MAIO

Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?

Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë

Di Maio: 1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?