Video+18/ Momenti i ekzekutimit të një gruaje Palestineze nga ushtarët terroristë izraelian.

Bota

Një grua palestineze është martirizuar nga forcat izraelite pranë qytetit të okupuar Ramallah në Bregun Perëndimor, bëri të ditur sot Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton AA.

“Gruaja palestineze, 50 vjeçare, u qëllua dhe u martirizua në kampin e refugjatëve në Qalandia në jug të Ramallahut”, tha ministria në një deklaratë.

Sipas mediave izraelite, gruaja u qëllua për gjoja përpjekjen për të goditur me thikë një ushtar izraelit.

Ajo u transferua në Qendrën Mjekësore Hadassah në Kuds, ku vdiq nga plagët e marra. Asnjë ushtar izraelit nuk u plagos në incident.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *